2022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.
Tashme është kthyer një rutinë për shumë 'guximtarë të detit' por dhe si një shenjë mbarësie për vitin që vijon.
"Është kënaqësi të lahesh në janar, të bën mirë për shëndetin! Uji është i pastër, pak i ftohtë por mësohesh. Ka shumë që lahen. Disa të tjerë frekuentojnë natyrën, malin, disa të tjerë lahen në det", thotë njëri prej tyre.
"Në radhë të parë një herë një vit i mbarë për të gjithë. Uji ishte shumë i mirë. Ne kemi ardhur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit. Ne e kemi natyrën të mrekullueshme, pse jo ta shikojmë edhe duke u futur në det. Të lahesh në këto temperatura është e shëndetshme. I uroj shqiptarëve shëndet këtë vit dhe sa më larg sëmundjeve si kjo e COVID-19, shprehet një tjetër.