Politikë

VIDEOLAJM/ Berisha ngatërron sërish datën e zgjedhjeve

21 Prill, 16:16| Përditesimi: 21 Prill, 19:10

  • Share

Nuk kanë fund gafat e Sali Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike gjatë në Pukë, u kërkoi grave e vajzave që të ndëshkojnë me votë Edi Ramën, më 12 maj. Duke ngatërruar kështu sërish datën e zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 11 maj.

“Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare. Jam i bindur që nënat, motrat, gratë shqiptare do i japin atij më 12 maj atë që meriton. Atë thirrje të tij nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua", tha Berisha. 

Ky nuk është rasti i vetëm. Në disa takime gjatë fushatës elektorale kreu i PD ka harruar datën e zgjedhjeve. Nga një takim në Tregun Industrial, Berisha bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 9 maj, kur ndërkohë zgjedhjet janë më datë 11, apo një rast tjetër kur nga një takim nga Tirana, Berisha ngatërroi sërish datën e zgjedhjeve duke thënë se janë më datë 12 maj.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?