Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë të vogël (rreth 7-8 vjeç) se më 12 maj “gjyshi" do i hapë menjëherë aplikacionin. Dhe këtë premtim Berisha e bëri para kamerave duke ‘harruar’ që TikTok është një aplikacion i ndaluar për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Djali i vogël, me origjinë nga Tropoja, iu afrua Berishës teksa po mbante një prononcim për gazetarët në fund të protestës dhe aty premton që të rihapë një prej aplikacioneve më të dëmshme për fëmijët.
Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.
Djali i mitur: O Sali, o hero.
Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.
Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.
Këto premtime nga ana e Berishës janë qesharake, pasi jo vetëm që protesta ishte një dështim madhështor që s’u mbështet nga të rinjtë, por janë thirrje të çmendura për çdo prind që synon që fëmijët e tyre të edukohen dhe të studiojnë dhe jo të jenë pre e përmbajtjeve të rrezikshme në TikTok, si video me mesazhe dhune apo bullizmi.
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok pritet të vihet në zbatim brenda pak ditësh, ndërsa qeveria e ka bërë të qartë synimin e saj të vetëm për të mbrojtur fëmijët. Dhe nën vazhdën e këtij vendimi, qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.
Lajmi kryesor:
DËSHTIMI MADHËSHTOR - Berisha as 1 orë protestë për mbylljen e TikTok para Kryeministrisë, braktiset edhe nga të rinjtë
SI.E./r.k./ReportTv.al