VIDEOLAJM/ Ilir Meta i burgosur në bllokun e sigurisë, pret të dalë në GJKKO, i mbërrijnë të tjera qese me ushqime dhe çokollatë

22 Tetor, 09:58| Përditesimi: 22 Tetor, 10:54

  • Share

Tirane- Ish presidenti Ilir Meta ndodhet në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ ku pret të dalë para GJKKO-së për konfirmimin e masës së sigurisë.

Report Tv sjell një video ku sekretari organizativ i Partisë së Lirisë shkoi mëngjesin e sotëm atje për ti dërguar shefit të tij një pako, ku ndër të tjera duket dhe një çokollatë e zezë.

Mbrëmë ka qenë djali I tij Besarti që dërgoi ushqime për presidentin e Partisë së Lirisë I cili u arrestua mesditën e 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij SPAK firmosi urdhërarrest për 3 akuza: Pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.

Sekretari organizativ i PL-së, është një ndër personat besnikë të Metës, dhe ishte i vetmi person që e shoqëronte në automjet Metën mesditën e djeshme kur dhe u ekzekutua urdhërarresti.

Nuk është caktuar ende se kur do të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka mbërritur në GJKKO procesverbali i ekzekutimit të masës së sigurisë.

Më pas është gjyqtari Erjon Çela cakton orën se kur do të mbahet seanca. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • veleciku.de: 22/10/2024 11:21

    Cojani do shampo xhonson mor, mi pas atje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?