Vijon që të jetë ende aktiv zjarri në Malin e Tomorit. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave të Armatosura me në avionin rumun Spartan, i cili po punon për të shuar flakët.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
‘Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!’- njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
Video/ Dita e pestë e zjarrit në majën e malit të Tomorit, avioni rumun hedh tonelata uji nga ajri në vatrën më aktive
M.Q./ReportTv.al