VIDEOLAJM/ Meta ‘harron’ SPAK-un për ‘Sorkadhen’, ia merr valles në Jalë me të rinjtë

24 Gusht 2022, 22:48| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 22:51

  • Share

JALË- Pasi e kaloi gjithë paraditen në konferecë LIVE duke hedhur akuza për SPAK dhe Arben Krajën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur t’ia marrë këngës e valles në Jalë me të rinjtë. Ai duket teksa kërcen me të rinjtë në një video të publikuar në Instagram me këngën e 'Sorkadhes' i lumtur. 

‘Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre’- shkruan Meta me dy gishta lart në rrjetin e tij social Instagram.

Kujtojmë se ditën e sotme Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ ndërsa shtoi se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve. Ai publikoi një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Meta e cilëson si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’. Kryetari i Partisë së Lirisë, ka paralajmëruar se shtatori po vjen dhe se Drejtësia e Popullit, nuk do të ndalet më dhe se Ramoviçin asgjë nuk e shpëton.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 25/08/2022 08:51

    FSHATI NE FEST QYTETI NE XHIRO , KERCEN PER DITET E FUNDIT.

    Përgjigju
  • Skrd: 25/08/2022 00:50

    Ilir Meta nuk e kaloi paraditen ne konference LIVE. Arben Krajen e sulmoi me statuse nga Facebook sepse ne Jale ka shkuar qe dje. E dini cfare shkruani si gazetare qe jeni, apo e keni me te degjuar cdo gje.

    Përgjigju
  • mira: 25/08/2022 00:39

    . Kecen prifti nga belaja

    Përgjigju
  • titi: 25/08/2022 00:32

    fshati ne feste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?