VLORË- Të gjithë e mbajmë mend Mihal Kokëdhimën, cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer, por një tjetër rast duket se do na e risjellë në vëmendje atë ngjarje të rëndë.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një Visar Mato me bashkëshorten e tij dhe fëmijën është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës. Denoncohet se pronarja, Ektarina Joshi ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin.
Sipas pretendimeve të çiftit e gjitha ka ndodhur sepse në hotelin që ata kishin prentotuar nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.
Mirëpo, referuar denoncimit të bërë në Polici nga ana e pronarëve, ato pretendojnë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar. Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Matos, 42 vjeç.
Katerina Joshi, pronarja e hotelit në LIvadhë të Himarës, ku ndodhi incidenti me pushuesit, ka dhënë versionin e saj të ngjarjes.
Për "Top Channel", ajo është shprehur se pushuesit kishin dëmtuar sendet në dhomë dhe nuk pranuan të paguanin, duke nxituar të largoheshin pa ardhur policia. Sipas saj, ata madje tentuan edhe ta shtypnin me makinë, ndërsa ajo po përpiqej të mos i lejonte të largoheshin.
“Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë. Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash. I kisha thënë prisni të vijnë organet përkatëse, isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë. Kishin një fëmijë 2-3 vjeç me vete që u tmerrua. Videon me çarçafët e djegur ma kanë dërguar ata duke më shantazhuar, është video e prerë, jo e plotë”, tha ajo.
Katerina Joshi theksoi se ata kërkojnë dëmshpërblimin e dëmit nga turistët.
"Policia ka ardhur pasi kishin ikur ata. Me policinë e rendit shkojmë në hotel. Bëmë kallëzim penal. Dua të më shpërblehet dëmi që më është bërë në pronën private dhe shqetësimi familjar, sepse është biznes familjar. Jam Katerina dhe jam krenare për bizneset që kam ngritur me mund Atë mënyrën e arrogancës nuk e toleroj, unë jam grua dhe kam vajzën 33 vjeçe, nuk lejoj njeri të më injorojë dhe të më shkelë në karakterin tim. Na njeh Himara dhe gjithë Shqipëria", shtoi ajo.
Ky shtet karagjoz qorr dhe shurdh me qellim te mbushi xhepin lejon kte sistem pacavurre qe abuzon popullin. Te paguash 80 euro nata dhe deti i ndotur me fekale dhe kta te hidhen ne fyt se do largohesh. Te shkojn atje ku derdhen fekalet e ti kapin ata per fyti dhe jo klientet. Malokeri ne cdo vend.
PërgjigjuEdhe sikur tju kishin prishur ndonje gje, nuk kane asnje te drejte pronaret te pengojne me dhune, si kafshe, turistet te largohen. Sipas ligjit cdo person qe fle ne hotel rregjistrohet me dokumenta te rregullta. Te demtoi, e dokumenton, e denoncon, pret vendimin e gjykates. Keshtu funksionon. Nuk te merr njeri peng duke te detyruar te paguash ne vend. Po kjo Joshja eshte kafshe pylli, jane maloke e shkuar malokeve, ne kuptimin me te keq te fjales, plage e vertete e turizmit dhe shoqerise sone.
PërgjigjuDo te doja me shume hollesi pse nuk u ka pelqyer sherbimi,gjithashtu do te doja te shija foto te demtimeve te pretenduara,per te vleresuar me sakte incidentin.
PërgjigjuEshte per te ardhur keq qe biznesin e perfaqesojne njerez te tille. Pronarja do vetem parate nuk do tia di se duhet te ofroje disa standarte per ti perfituar ato para. Token e kane grabitur, taksat i paguajne si ambulant,vjedhin energjine,vjedhin ujin nuk paguajne taksa per nete qendrimi per plazhet etj,etj.Ne fund duan dhe 70,80 dhe 100 euro nata dhe ajo qe ofrojne eshte dhurate e natyres per te cilen ne duhet te paguajme.
PërgjigjuEpo mire bejne keto ne jug perderisa gjithe tirana iken tek ata. Keta duhen evituar deriaa te falimentojne dhe te fillojne te vendosin rregulla, cmime normale dhe sjelle te rregullt!
PërgjigjuPo çfare turizmi me keta çobane te dhive. Sherbim turizmi me shapka, kanatiere dhe cigare ne goje. Rrjepsa te popullit. Burri botes me grua dhe femije ne makine e ky qe ben si i forte te lagja e vet. Pyeteni njehere sesa tatime paguan ky pronari i dhomes. Asgje. Mos u merzit o pronar se shume shpejt do te vijne sirianet, afganet, algjerianet, pakistanezet te dera dhe ta tregojne ata turizmin.
Përgjigjune kapitalizem,pra perendim,klienti ka gjithmone te drejte,ne kuptimin qe duhet te permiresohet pronari nese do kliente,por mesa duket jane fasadat e droges e su behet vone. Une smendoj qe shqiperia di tu sherbeje klienteve,kane pordhe se kane prone,hahahaha. Por jo me djerse.
PërgjigjuPerfundimisht turizmi me keta trushplaret nuk behet. Kane ngelur akoma ne kohen e dulles kur pushuesit duhet te laheshin me sapllak. Pronar hotelesh??? Keta jane barinj qe per 80Euro nata duan te te japin me qera stallen e lopes. Ptuuu, pisa njerez dhe pa kulture. Vetem te rrjepin pushuesit duan pa per sherbim jane tmerr.
PërgjigjuNisni nisni hetime ndaj klientêve se shum shpejt kom robi skeni me pas në kte ven legen. Ptu farë e keqe. Hajt se shum shpejt do i ofroni dhomat Sirianêve,Algjerianêve apo Marokenve qē po e nxijnë e vjedhin kte ven. Vitet në vijim do kemi turizëm me bagazhe makinash plot me hekra e shkopinj bejsbolli. E të dalin halet me zon rrugên prap
PërgjigjuIk prishi dhomen e hotelit neper Evrope ore i padale dhe shikoje ça te ben policia...Je ne hotel nuk je ne shpelle o shpellare...