VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse nga kriporet e Nartës në Vlorë

3 Gusht, 10:56| Përditesimi: 3 Gusht, 11:00

  • Share

Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, në Vlorë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyrën rozë dhe korale. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje mahnitëse nga vaskat e kripores së Nartës në Vlorë.

Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.

Në kriporet e Nartës të pasionuarit pas fotografisë nuk mungojnë për të fiksuar në aparatet apo telefonat e tyre fotografi, jo vetëm me det të kaltër por dhe me det “rozë”.

Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 03/08/2024 17:33

    bravo edi rama,,edhe kriporet i bere turistike....miliona turiste do shkojne aty..na rrofsh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?