Sociale

VIDEOLAJM/ Peshkaqeni i rrallë zbulohet në Orikum, bie në rrjetën e peshkatarëve

2 Dhjetor 2024, 13:14| Përditesimi: 2 Dhjetor 2024, 15:07

  • Share

Një peshkaqeni i rrallë, i quajtur 'derr' ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit. Quhet peshkaqeni “derr” për shkak të ngjashmërisë që ka me këtë kafshë të tokës.

Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.

Në videon që sjell Report Tv dallohet edhe peshkaqeni derr. Specialisti, Nexhip Hysolakaj thotë se kjo specie e rrallë është lëshuar sërish në det, pasi gjuetia e tyre është e ndaluar. Duhet theksuar se në Gjirin e Vlorës gjithnjë e më shpesh konstatohen specie të rralla që vijnë nga ujërat oqeanike.

Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 02/12/2024 13:28

    Mir o BACI hidhe aty ... vari lesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?