Kronikë

VIDEOLAJM/ Rama poston edhe një herë projektin, si do të jetë Porti i Durrësit pas investimit 2 miliard euro

17 Prill 2021, 08:44| Përditesimi: 17 Prill 2021, 08:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamjet 3D të projektit të Portit të Durrësit, i cili pritet të transformohet pas një investimi 2 miliard euro dhe që do të ndërtohet nga  kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR Group.

Rama ka zgjedhur sot ta ndajë me ndjekësit e tij pamjet e projektit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.

“Mirëmëngjesi Durrësi”, shkruan Rama krahas videos.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Kjo ka qenë deklarata mbrëmë nga Durrësi e Kryeministrit Rama gjatë prezantimit të masterplanit për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/04/2021 01:08

    /ENDRI/,mendoj qe /DISAPPOINTED/ ka pak te drejte.Nese Dubai ka kete stil,eshte sepse jane ne shkretetire.Kur je ne shkretetire,stili duhet te respektoje ambientin dhe natyren perreth,pa teprime dhe ekzagjerime.S.d.q.porti kishte nevoje per nje rinovim e rregullim.Mendoj qe shteti para se te beje projekte te tilla,duhet te marre opinionin e milenieve (moshat e reja).Te rinjte e sotem preferojne ekoturizmin.Ky port me ndertesa miliona $ ,me jahte te ankoruara afer,tregon per llojin e turistit qe do te qendroje aty.Turisti qe pritet te zbarkoje aty,ka per te qene pasanik,pronar jahti,nafte,VIP i nivelit te mesem e te ulet,trafikant droge, etj;po keshtu i njejti turist pritet te shpenzoje parate ne hotelet, baret,restorantet dhe dyqanet perreth me mallra e cmime ne perpjesetim te drejte me ambjetin e krijuar,sherbimin e ofruar,si dhe me kuleten e ketij turisti.Mos prit qe keto zona te jene te mundura per portofolin e te rinjve te sotem qe i shikon me canta shpine,batanije e tenda ne kurriz,qe ngasin bicikleta e motocikleta,ne vend te Bensave,Ferarit,Lamborginit;qe hane pica e pine Coka-Cola,ne vend te vererave e shampanjave.Po keshtu kjo duket si molle e ndalueme edhe per shqipot e thjeshte e te varfer. .

    Përgjigju
  • Disappointed: 17/04/2021 09:51

    Nuk duam ndërtime ,kulla e beton,Boll më! Duam Turizëm Natyrore,pastaj po Porti industrial i ngarkim shkarkimit ku do jetë?!

    Përgjigju
    • ENDRI BRAHO: 17/04/2021 11:51

      PORTI I RI DO TE BEHET NGA PORTO ROMANO ATY KU JANE VENDOSUR DEPOZITAT E NAFTES DHE GAZIT.

    • Endri: 17/04/2021 10:15

      Kjo eshte nje perle nese behet. Komplet stil i Dubait qe shperthen nga turistat. Te quash kete beton do te thote te mos e kesh haberin e te bukures fare

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?