Bletërritësi dhe fermeri i vogël Besnik Kujtila, flet për kujdesin ndaj bletëve gjatë ditëve të spërkatjes së pemëve në lule.
Ai thotë se në kopshtin e pemëve me kumbulla, lajthi, thana, gështenja dhe arra, në stinën e pranverës spërkatja e luleve të pemëve bëhet vetëm pas orës 6 të pasdites, orë kur bletët janë kthyer në koshere pas një ditë të gjatë pune.
Nëse spërkatja bëhet në mëngjes ose mesditë, bletët mund të vijnë tek lulet dhe, bashkë me nektarin, thithin edhe helmet, duke rrezikuar kështu vdekjen e tyre. Kujdesi I bletërritësit dhe asistenca e veterinerit në ndihmë të bletërritësve.
Lajmi kryesor:
‘Veri Jug’ udhëtim në Librazhd, bletërritësi tregon 'sekretet': Si të kujdesemi për bletët gjatë spërkatjes së pemëve
SI.E.//ReportTv.al