Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kanë bërë që shumë pushes e turistë t’i drejtohen brigjeve bregdetare.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ishulli i Sazanit, i cili duket i mbushur plot me pushues vendës e të huaj të cilët shijojnë ujin e kristaltë dhe pamjen mbresëlënëse të kësaj zone.
Krahas videos, Rama shkruan se Sazani është një tjetër plazh i ‘sulmuar’ nga turistët, ndërsa shton se janë ‘shtrirë’ në të gjithë hartën e vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Udhëtimi me anije drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun në Vlorë ofron eksperiencë mbresëlënëse për turistët vendas e të huaj. Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, i shpallur si i tillë në vitin 2010 dhe i kthyer tashmë në një nga destinacionet më të preferuara.
Udhëtimi me anije iu ofron mundësi reale turistëve për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës. Ishulli i Sazanit ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash të gjatë, me plazhe ranore, shkëmbore me disa gjire dhe me peizazhe që ofron relievi i thepisur.
Kur t'a quaje Kushneri /toke te xame/ e t'a beje /molle te ndaluar/ per njerezit e thjeshte sic e kane zakon t'a bejne shpesh keta multimilioneret e sojit se duan privaci,atehere Rama do na dale me video tjeter e do te thote /u sulmua/ nga turistet elitare,vetem se atehere nuk do te kemi me /Park detar Sazan-Karaburun/,por do te kemi /Gated community of Sazan island/!!
Përgjigjuja dhe nje hapesire prej 100 metrash katrorem, qe shitet me video sikur tye jete krejt bgredeti i jugut. jugu sivje ehte bosh, si pasoje e rerklames se maldiveve te euroes
PërgjigjuLahuni dhe ca dite se vjen Trap dhe do ju coje te laheni ne kanalin e cukes se e ka blere boti
PërgjigjuI vetmi plazh publik edhe për pak kohë sa t'i dalë pronari. S'kanë ku të shkojnë tjetër.
Përgjigju