VIDEOLAJM/ Trafik i rënduar në aksin Orikum-Vlorë, radhë kilometrike! Bllokohet qarkullimi rrugor në një kah

16 Gusht 2023, 19:14| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 19:18

  • Share

Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.

Radha kilometrike të automjeteve fillonte nga Orikumi dhe përfundonte në Vlorë duke vijuar në Lungomare, Bulevardin e Vlorës dhe Transballkanike. Pavarësisht se është në dispozicion dhe rruga e bypassit të Vlorës sërish të gjithë zgjedhin të qëndrojnë prej minutash në trafik duke penalizuar edhe të tjerët por edhe segmentet rrugore të qytetit.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?