Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në plazhi e Jalës në Vlorë. Pushuesit janë bërë dëshmitarë të një vorbulle ajri mbi ujë. Një sy i lirë dhe i pastërvitur mund ta quajë 'tornado' por shqiptarja.com pyeti Anira Gjonin, specialste e shërbimit meteorologjik ushtarak e cila na shpegoi se çfarë është ky fenomen dhe pse nuk mund të jetë tornado.
"Në detin Jon dhe Adriatik nuk mund të ndodhin fenomene si tornado. Fenomeni më i madh që ka ndodhur i kësaj forme ka qenë Medicane Zorbas në Greqi. Por tek ne nuk ndodhin fenomene të tilla pasi janë të mbyllura dhe masive ujore shumë të vogla për të dhënë mundësinë e krijimit të fenomeneve të tilla si tornado. Është një qëndër barike e presionit të ulët e cila krijon një shtjellë të tillë" tregon ajo.
Pse ndodh?
Duke qenë se deti ka qenë me temperaturë të lartë, avullimi i menjëhershëm i tij në përplasje me rrymat e ftohta të ajrit i krijon këto shtjella, ose vorbulla.