Kronikë
Top 24

Vidhen 3 automatikë dhe 3 granata në Pashaliman, prangosen 5 ushtarakë

11 Janar 2019, 14:16| Përditesimi: 11 Janar 2019, 18:49

  • Share

VLORË - Grabiten armë zjarri automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Tre është numri i armëve dhe granatave të grabitura së bashku me një sasi municionesh.

Burime për Report Tv konfirmojnë se janë arrestuar pesë persona, të gjithë punonjës pranë bazës ushtarake, ndërkohë që hetimet po kryehen nga Prokuroria dhe nga policia ushtarake. Vlera e armëve llogaritet rreth tetë mijë euro.

Mësohet se grabitja e armëve është konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, rreth orës 22:30. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga të tillë.

Policia nuk ka mundur të indentifikojë autorët për shkak se depoja ku ruheshin armët nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë. Në vend të kamerave të sigurisë, në gatishmëri të plotë duhet të ishte roja i natës, i cili në momentin e grabitjes nuk ndodhej në vendqëndrimin e tij.  

Ndërkohë që për ngjarjen reagoi edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që siguron se përgjegjësitë do të vihen para përgjegjësisë. (Lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sali Berisha: 11/01/2019 19:55

    I ka vjedhur SHIKU.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/01/2019 17:02

    Urgjentisht te gjenden e ti dërrmojnë!

    Përgjigju
    • xXx: 11/01/2019 19:18

      Shtet prej letre o komandant...

  • Arbër: 11/01/2019 15:11

    Njerëzit e PD!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?