Vidhte pushuesit në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari! I sekuestrohen bizhuteri dhe shuma të mëdha parash (EMRI+VIDEO)

29 Gusht 2022, 09:02| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 09:14

  • Share

SARANDË- Pushuesit në Sarandë kanë rënë pre e vjedhjeve në Sarandë nga Ben Sula, 45- vjeçari i dyshuar si autori i 19 vjedhjeve. Sula i vidhte turistët në Sarandë kryesisht në vendet të cilat ishin mjaft të populluara në hotele e plazhe. 45-vjeçari ishte i ndaluar më parë në Greqi dhe Itali ku edhe aty kryente të njëjtat veprimtari kriminale.

Gjatë vitit 2021 po prapë në sezonin veror të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës.   Gjatë arrestimit të tij janë sekuestruar nga policia, sende me vlerë, aparate celularë, bizhuteri dhe shifra deri në 500 mijë lekë, 11 mijë € dhe 1 mijë $.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga 45-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pamje nga operacioni i policisë

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/08/2022 01:02

    Rama ka vleresuar sot reklamen qe i bejne zviceranet Sarandes.A eshte i gatshem z.k/min. t'i shtoje ndonje koment edhe per rastin e mesiperm?

    Përgjigju
  • Sefer daja: 29/08/2022 11:39

    Rripeni te gjall pisin! Prejani gishtat se ky nuk ka vjedh vetem pushuesit! Ky ka "vjedhur" te gjith sezonin turistik te qytetit! Imagjinoni ça përshtypjesh ka një pushues i huaj( e jo vetem), per nje qytet e një shtet, ku shkon per te pushuar e per tu qetesuar, e të të vjedhin! Kto jan personat per te cilët ligji duhet te jet shum i ashpër!

    Përgjigju
    • Bravo: 29/08/2022 13:45

      Duhet te jen shum te ashper ky ka kriju imazh te keq tmerr. Duhet ta rjepin te gjall

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?