Politikë

'Vigjilenca e hoqi qafe një armik', Myslim Murrizi ironizon shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm

22 Shtator, 20:54| Përditesimi: 22 Shtator, 20:58

  • Share

1758030854_myslimmurrizi.jpg

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar propozimin e ministres Albana Koçiu për shkarkimin e zv.ministrit e Brendshëm Andi Mahila, i cili u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, një veprim i ndaluar me ligj.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e etiketon zv.ministrin si “mangall”, ndërsa me ironi shton se “vigjilenca e popullit, hoqi qafe një armik”.

“Vigjilenca e syrit të popullit e hoqi qafe një “armik”. Falë ministresh DIELLES u shkarkua Mangall MAHILA. Shyqyr që ishte duhanpirës që e morëm vesh se prej 4 vitesh ky njeri paguhej nga taksat e shqiptarëve si zv.ministër i Brendshëm.

Kush e ka ditur se Z Andi Mahila ka marrë rrogën 4 vjet rresht nga viti 2021 si zv.ministër i Brendshëm fiton një paket cigare puro. Bravo ministresh Albana që e kape këtë “rrufjan” zv.ministër në “ flagrancë”.

Ehhh po te jetë ky përkushtim do na ngelet qeveria pa ministra e zv.ministra por shyqyr që shumica nuk pinë cigare por konçentratë të bardhë”, shkruan me ironi Murrizi.


Lajmi kryesor:

U fotografua duke pirë cigare në restorant, Koçiu kërkon shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila: Në shkelje të ligjit


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?