Kronikë

Vihen nën kontroll tre vatrat e zjarreve në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji të Gjirokastrës

25 Korrik, 09:32| Përditesimi: 25 Korrik, 09:56

  • Share

 

Gjirokastër- Vihen nën kontroll flakët e zjarrit në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji të Bashkisë Gjirokastër.

Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë, zjarri që përfshiu tre fshatrat është vënë nën kontroll. Gazetari i Report Tv, Piro Nase, informon se që prej orës 04:30 të mëngjesit, forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse kanë arritur të shuajnë plotësisht vatrat e zjarreve, duke parandaluar përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Në operacion asistuan efektivi zjarrfikës, punonjës të bashkisë, 15 forca të ushtrisë.

Aktualisht, grupet në terren janë të angazhuara në shuarjen e trungjeve ende të aktivizuara dhe monitorimin e zonës, për çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?