Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

13 Gusht, 08:37| Përditesimi: 13 Gusht, 08:56

  • Share

Vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu. Sipas ministrit, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

‘Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.’- njofton ministri i Mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Izolohen pas dy ditësh flakët në Parkun Kombëtar të Tomorit! Në Bulqizë zjarri rrezikoi një banesë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?