Vijon e njëjta histori/ Dështon sërish gjyqi ndaj Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, mbi 40 shtyrje që prej 2018-s

18 Nëntor 2020, 11:04| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:16

  • Share

Vijon e njëjta histori/ Dështon serish gjyqi ndaj Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, mbi 40 shtyrje që prej 2018-s

Për më shumë se të 40-ën herë është shtyrë ditën e sotme procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të 2018-ës numri i seancave të dështuara në apel janë 40, duke e futur procesin gjyqësor në ngërç.

Ende nuk ka një informacion për arsyen e shtyrjes së seancës pasi seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në fund te korrikut Shullazi u izolua edhe në regjimin '41 bis' ndërsa procesi ndaj tij në apel është në kolaps. Në vitin 2018 banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg.

Seanca e fundit e dështuar është ajo e 4 nëntorit kur prej mungesës së avokatëve u shty dhe u caktua data e sotme.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 19/11/2020 00:38

    DENOJINI me 30 vjet qe te mos e shohin me diellin.....

    Përgjigju
  • Njoni: 18/11/2020 15:53

    Do rregullohen të gjitha por mbas zgjedhjeve.

    Përgjigju
    • Lenti: 24/11/2020 18:25

      Pordh kriminelesh. Gjykata ti japi 17 vjet sa kerkon prekororia.

  • Papi: 18/11/2020 13:15

    Ky do jete fati i spak ne shqiperi telenovele... nqs ngrihet ne hage si gjykata e kosoves do kemi nje shprese

    Përgjigju
  • Ani: 18/11/2020 11:42

    Po boni një ligj në parlament siç e ka Amerika dhe pastaj në duan të vin avokatët në gjygj mir, në zduan të vin , përsëri mir,si përfundim gjykimi vazhdon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?