TIRANË- Tre orë e gjysmë zgjati seanca në ditën e dytë në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa vendimi i gjyqtarit Engert Pëllumbi nëse do të pranojë apo jo ankimimin e Veliaj kundër masës arrest me burg, do të shpallet nesër (e enjte) në orën 10:00.
***
Për të dytën ditë radhazi kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj u shoqërua nga paraburgimi i Durrësit për në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për tu përballur me dy prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Olsi Dado, në seancën ku ai kërkon revokimin e masës arrest në burg.
Seanca e cila zgjati afro 3 orë, nisi me fjalën e avokatëve të Veliajt që thanë qëndrimin e tyre në lidhje me provat e reja që u paraqitën nga SPAK të martën, disa biseda të përgjuara gjatë kohës që Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit. Avokati Artur Selmani deklaroi në gjykatë, se përgjimet telefonike ku Veliaj fliste me familjarët e tij nuk mund të merren si kërcënim apo intimidim për askënd, dhe nuk mund të përdoren për të rënduar pozitën e kryebashkiakut, i cili kërkon një masë më të butë sigurie, edhe përkundrejt garancisë pasurore. Avokati Artur Selmani i mëshoi faktit se nuk ka asnjë rrezik që në liri, Veliaj të prishë provat, të arratiset apo të intimidojë gjyqtarët.
Në të njëjtën linjë me avokatin ishte edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili tha në seancë se në përgjimet nuk ka asgjë sekrete, teksa kërkoi seancë të hapur për mediat.
“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja” – mësohet të ketë ironizuar Veliaj.
Duke përmendur sulmet e vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha që po hetohet në masë detyrim paraqitje për aferën Partizani, Veliaj pyeti hetuesit dhe gjyqtarin e Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi, se çfarë e gjeti Berishën që ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale?
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.
Pas kryetarit të Bashkisë fjalën e mori edhe biznesmeni në paraburgim Elman Abule, i cili kërkoi masë tjetër me argumentin se mungesa e tij po i shkatërron biznesin ndërsa ka edhe arsye familjare.
Fjalën e fundit para mbylljes së procesit e mbajti prokurori Altin Dumani, i cili kërkoi të mbetën të pandryshuara masat e sigurisë, si për Erjon Veliajn dhe për biznesmenët e tjerë, 3 prej të cilëve, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, kërkojnë tu hiqet detyrimi i paraqitjes me argumentin se për hetimin ndaj tyre nuk ka asnjë bazë dhe provë. Pasi dëgjoi palët gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi ta shtyjë për të mërkurën në orën 10:00 shpalljen e vendimit. Erion Veliaj ndodhet i arrestuar që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për korrupsion pasiv e pastrim të parave. Së bashku me të gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenë.
Pas provave të reja që SPAK paraqiti të martën, Gjyqtari Engert Pëllumbi shtyu seancën që zgjati gati 8 orë dhe u dha palëve kohë, për të vijuar këtë të mërkurë, ndërsa vendimi nëse do të pranohen apo jo ankimimet, do të merret herët në mëngjes të enjten.
Tre orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj. Shpallja e vendimit do bëhet nesër në 10:00.
SPAK ka kërkuar vijimin e masës arrest me burg për Veliajn e Abulen.
Në Apelin e GJKKO vijon seanca për kryebashkiakun Veliaj dhe 4 biznesmenët. Pasi Veliaj mbajti qëndrimin e tij, mësohet se në sallë po flet biznesmeni Elman Abule.
Abule ndodhet në qeli për pastrim parash dhe kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore.
Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar, burime bëjnë me dije se Veliaj është shprehur se përse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.
Foto: Erion Veliaj
Seanca në Apelin e GJKKO, ka nisur që prej orës 12:40.
Gazetarja Keti Banushi raporton se kryebashkiaku Erion Veliaj është aktualisht duke folur.
Ende nuk është zbardhur fjala e kryetarit të bashkisë.
Komente

Neser beni gati fishekzjaret.Erjoni del i pafajshem
PërgjigjuNeser e sigurtë që del Lali sapo ma konfirmoi Arjan Salati avokati i zyrës avokatore të Fatmir Xhafës
PërgjigjuHaka dhe djersa e atyre plakave të Tiranës që u sekuestroi pronat u shëmbi shtëpitë u sekuestronte perimet dhe sendet për të jetuar aty do t'i paguash . Në burg do ta shikosh se gjaku i atij minorenit në Landfilin e Tiranës nuk shkon kot
PërgjigjuDolen mallkimet e plakave qe u vidhnit spinaqin dhe te mbledhesve te kanaçeve
PërgjigjuMesa duket dhe Pëllumbi nuk ka këllëqe ti dalë përballë dumanit. Nëse është kështu të dorëhiqet urgjentisht
PërgjigjuLironi kryebashkiakun e kryeqytetit! Pëllumbi te shpetoje drejtesine! Smund te arrestohet nje krybashkiak me te tilla prova. Sot pritet nje akt i madh
PërgjigjuBëhu gati me tufën e luleve që t'ia dhurosh në qeli