TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj po flet në seancën në Apelin e GJKKO ku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore. SPAK ka dorëzuar prova të reja dhe në fjalën e tij, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.
“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.
Seanca një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani. Aktualisht Veliaj është duke folur në seancë.
Dy avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Ndërkohë, edhe sot Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, ku pritet edhe të flasë para gjyqtarit Engert Pëllumbi. Do jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Veliaj do të lirohet ose jo nga qelia, ndërsa njihet edhe si gjyqtari që dënoi ish-ministrin socialist Saimir Tahiri.
Lirinë e ka kërkuar edhe biznesmeni Elma Abule, i cili ndodhet në arrest me burg i akuzuar për pastrim parash. Edhe avokatja e tij, Romina Zano, kërkoi masë më të butë kundrejt garancisë pasurore. Pranë Apelit të GJKO ishte edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.
Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit, kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre provat nuk janë të mjaftueshme. Sula dhe Palushi nuk ishin të pranishëm fizikisht në seancë, ndërsa u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre.Të tre akuzohen për korrupsion aktiv.
Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.
Lajm ne perditesim...
Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar, burime bëjnë me dije se Veliaj është shprehur se përse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.
Foto: Erion Veliaj
Seanca në Apelin e GJKKO, ka nisur që prej orës 12:40.
Gazetarja Keti Banushi raporton se kryebashkiaku Erion Veliaj është aktualisht duke folur.
Ende nuk është zbardhur fjala e kryetarit të bashkisë.
Komente

Lironi kryebashkiakun e kryeqytetit! Pëllumbi te shpetoje drejtesine! Smund te arrestohet nje krybashkiak me te tilla prova. Sot pritet nje akt i madh
Përgjigju