Nga opozita vijon thyerja e heshtjes zgjedhore, ku zëdhënësja e fushatës në Partinë e Lirisë, Arla Merja, ka hedhur akuza se qytetarëve u janë bërë provokimeve.
Ajo u bëri thirrje qytetarëvë që të marrin pjesë në votim.
'Pavarësisht parregullsive, incidenteve, provokimeve të shëmtuara të Edi Ramës dhe të të gjithë lakenjve të tij nëpër Shqipëri procesi i votimit vazhdon pa u ndalur. Ju bëj një thirrje sërish që të merrni pjesë masivisht në votime, kushdo që nuk ka votuar ende, patjetër të shkojë dhe të ushtrojë këtë të drejtë të shenjtë, që lidhet pikërisht me veten e tij dhe familjen e tij. Askush tjetër perveç jush nuk mund ta kryejë këtë detyrë kaq të madhe dhe mënyren e vetme për të zgjidhur problemet e jashtëzakonshme, shumë të rënda që kanë dërrmuar familjen shqiptare. Ky votim, kjo votë e juaja, është një vote edhe për fëmijët edhe për nipat edhe për mbesat edhe të rinjtë që votojnë për veten e tyre’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Voton opozita/ Berisha: Dita e dytë e verës! Salianji nga burgu i Fierit: Dënimi im politik! Meta nga qelia: Nuk lejuan gazetarët të më filmojnë! Basha thirrje të rinjve për votim
S.B/ReportTv.al