VIDEO/ Shuhen vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjës, digjen mbi 60 hektarë ullishte

6 Shtator 2023, 07:56| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 22:32

  • Share

LUSHNJË- Vatra e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnje është shuar. Flakët përfshinë zonën një natë më parë, ndërsa paraprakisht mendohet se zjarri ka djegur mbi 60 hektarë sipërfaqe e cila ka qenë e kultivuar me ullinj, por ndoshta bilanci është edhe më i madh. Një komision i njësisë administratave Dushk ka nisur punën në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve.

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, forcat xheniere te ushtrisë, uniformat blu si dhe banoret e zonës. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjës.

Fatmirësisht falë masave të marra nuk është djegur asnjë banesë, pasi në disa raste zjarri ka qenë deri në pak metra larg tyre. Ne mesnatë ka qenë edhe ministri i brendshëm Taulant Balla që inspektoi situatën nga afër.

Policia ka arrestuar 53-vjeçarin Ramadan Zoto si i dyshuar për zjarrvënie, ky i fundit kishte venë flakën disa mbetjeve dhe zjarri i ndihmuar nga era ka bërë dëme të pallogaritshme.

Rreth 150 hektarë pyje janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë këtij sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Bilanci bëhet i ditur nga Mbrojtja Civile pranë prefekturës. Dëmet më të mëdha u shënuan në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit, ku flaket kanë përshkuar mbi 90 hektarë me pisha dhe bimësi.

Ora 10:23
Shuhet zjarri në Lushnjë, Balla: Mirënjohje zjarrfikësve për punën, flakët rrezikuan banesat

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pasi u shuan vatrat e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnjë.

"Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm", shkruan ministri në rrjete sociale.

Ministri Balla ishte vetë mbrëmjen e kaluar në orët e vona për të parë nga afër masat dhe angazhimin e autoriteteve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 06/09/2023 10:51

    Taulant Dacici shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?