Report Tv sjell video nga zjarri në Livinë në Finiq. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët vijojnë, ndërsa si pasojë e tyre janë djegur edhe 3 banesa pjesërisht.
Flakët vijojnë, tashmë jashtë zonave të banuara ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen. Në terren po ashtu është edhe prefekti Mamaj, kryetari bashkisë Finiq Romeo Çakuli. Për fikjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë dhe 20 efektivë të ushtrisë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vijon zjarri në Livinë të Finiqit! Në mesditë u dogjën 3 banesa! Prefekti Mamaj: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen
SI.E./KT/ReportTv.al