Zjarri i rënë prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të Velës në Mirditë, vijon të jetë aktiv.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera të emergjencave të Mirditës dhe të Matit vijojnë të jenë në terren, ndërsa aktualisht është shmangur rreziku për zonën e banuar.
Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri.
Lajmi kryesor:
Përmirësohet situata nga zjarret, 3 vatra aktive, 6 nën monitorim! Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas
V.GJ /ReportTv.al
