Situata me zjarret është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes informon se nga 28 vatra zjarri në total, vetëm 3 janë aktive. Ndërsa 6 të tjera po mbahen nën monitorim.
Situata u përmirësua edhe falë rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut që ranë pasditen e së enjtes në zona të caktuara, duke kontribuar në fikjen e vatrave.
Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:
* Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.
* Xath (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.
* Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.
Vatrat nën monitorim janë:
* Mali me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.
* Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan) – Vatra nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.
* Velçan (Bashkia Berat) – Situata nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.
* Mali i Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë) – Vatra nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.
* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë) – Nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.
* Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) – Intensitet i ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të Forcave të Armatosura. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia, Sllovakia, dhe 1 avion Canadair nga Italia.
Pirro Vëngu bën me dije se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Edhe kryeminstri Edi Rama shprehet se kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojnë falas dhe kush humbi krerët do t’ia rifinancojnë një më një.
Qeveria e ka një bilanc paraprak të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në vend. Janë 207 banesa të djegura, prej të cilave 40 të shkrumbuara totalisht, dhe mbi 3 mijë e 600 krerë bagëti të humbura.
Kryeministri Edi Rama pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas.
Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen.
“KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Zjarret që ‘pushtuan’ vendin tonë gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në lidhje me këto dëme Pirro Vëngu bën me dije se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Pasi të vlerësohen dëmet çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
Njoftimi i plotë:
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
Zjarret në Shqipëri kanë vijuar edhe ditën e sotme, edhe pse me intensitet më të ulët nga ditët e mëparshme.
Një nga vatrat e mëdha të zjarrit është ajo e evidentuar në malësinë e Mirditës, ku po digjen masivi pyjor dhe bimësi në sipërfaqe të tëra.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në Mirditë, prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”, duke ardhur në ndihmë të shuarjes së flakëve.
Deri tani nga operacionet e shuarjes avionët Canadair kanë rezultuar shumë efektivë, pasi janë edhe të specializuar për këtë lloj fenomeni natyror.
Vijojnë ende aktive vatrat e zjarrit në Kurorë Dardhë të Fushë Arrëzit.
Që prej mëngjesit të sotëm, është ndërhyrë nga ajri me një helikopter.
Zjarri i rënë prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të Velës në Mirditë, vijon të jetë aktiv.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera të emergjencave të Mirditës dhe të Matit vijojnë të jenë në terren, ndërsa aktualisht është shmangur rreziku për zonën e banuar.
Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri.
Në Parkun Kombëtar të Gërmenjës në Korçë vijon të ketë ende vatra zjarri. Megjithatë situata paraqitet më e qetë dhe është nën kontroll.
Vatrat e zjarrit janë të shpërndara mes territorit shqiptar dhe atij grek.
Në terren sot janë organizuar rreth 40 forca nga zjarrfikësja, Zonat e Mbrojtura, Policia, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë.
Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur. Një tjetër rrezik janë edhe municionet që gjenden në tokë mes kufirit shqiptaro-grek.
Po punohet prej tre ditësh edhe për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa më shumë depërtimin e flakëve brenda kurorës zonë të mbrojtur.
Për situatën, autoritetet shqiptare vijojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë.
Komente

Te paafte e te papergjejshem. Jeni vetem per show.
PërgjigjuSe kuptoj 6 vatra mbahen nen monitorim ca dmth qe shikohen me sy teksa digjen. Monitorohet djegia nga larg deri sa ta ndali zoti me ndobje shi se te jete per shtetin ska kapacitete.
Përgjigju