Palestinezë duke parë si hidhen pakot me ndihma nga ajri

Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 12 të vdekur! OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes

12 Gusht, 08:46| Përditesimi: 12 Gusht, 09:08

  • Share

Të paktën 12 palestineze u vranë gjatë orëve të natës në tre sulme të nisura nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Pesë civilë u vranë në një bombardim që goditi një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur në Khan Younis, në jug të Gazës, ndërsa të tjerët vdiqën në qytetin e Gazës në një bombardim pranë Xhamisë al-Faruq në lagjen Zeitoun.

Teksa sulmet izraelite vijojnë nga ana tjetër edhe kequshqyerja po rritet "me shpejtësi, ku më shumë se 300,000 fëmijë janë në rrezik serioz", thotë Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP).

"Kjo vjen pas një paralajmërimi të kohëve të fundit nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), që raportoi se vetëm 1.5 përqind e tokës së punueshme të enklavës mbetet e arritshme dhe e paprekur, duke sinjalizuar një kolaps pothuajse total të prodhimit vendas të ushqimit", sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të OKB-së.

Ora 09:03
Blinken: Njohja e shtetësisë palestineze është larg realitetit

Foto: Anthony Blinken

Ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, ka folur në lidhje me njohjen e shtetit palestinez.

Në një artikull të shkruar për Wall Street Journal, Blinken argumentoi se "ky veprim është larg realitetit dhe tani nuk është koha: përparësia është të parandalohet uria në Gaza, të shpëtohen pengjet dhe të përfundojë lufta në Gaza".

“Njohja duhet të bazohet gjithashtu në kushte. Ndërsa palestinezët kanë të drejtë për vetëvendosje, me këtë të drejtë vijnë edhe përgjegjësitë. Askush nuk duhet të presë që Izraeli të pranojë një shtet palestinez që udhëhiqet nga Hamasi ose terroristë të tjerë, që është i militarizuar ose ka milici të armatosura të pavarura, që është në linjë me Iranin ose të tjerë që hedhin poshtë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, që edukon dhe predikon urrejtje ndaj hebrenjve ose Izraelit, ose që, i pareformuar, bëhet një shtet i dështuar.

“Adresimi i këtyre kushteve gjatë tre viteve të ardhshme - një afat kohor i arsyeshëm - mund t’i tregojë Izraelit dhe botës se një Palestinë e pavarur do të përqendrohet në ndërtimin e një shteti, jo në shkatërrimin e Izraelit”, shprehet  Blinken.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?