Viroza dhe alergji të stinës, shtohet numri i pacientëve në Elbasan, mjeku: Kujdes të sëmurët me zemër dhe asmatikët

27 Prill 2023, 16:27| Përditesimi: 27 Prill 2023, 16:34

  • Share

Luhatja e temperaturave ditore nga 6 gradë në mëngjes, të cilat në drekë shkojnë në 20 gradë, ka shtuar numrin e të sëmurëve në Elbasan.

Shefi i Urgjencës Ergys Mici, tha për Report TV se paraqiten 120 pacientë ne ditë për vizita, të prekur nga virozët e stinës.

“Në këtë periudhë kemi pasur raste me temperaturë të lartë, të vjella diera, janë forma virale që vijnë me ndryshimin e temperaturave, sepse mëngjesi e mbrëmja kanë temperatura të ulta dhe këto ndryshime të stinës sjellin rrufë dhe temperaturë, shfaqen tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Janë 120 raste në 24 orë”.- tha mjeku, Ergys Mici.

Mjeku apeloi për kujdes sidomos të sëmurët kronike me probleme kardiake dhe azmatikët.

“Komplikacion mund të sjellë për të sëmurët kronike, kardiake. Ata që bëjnë ecje sportive në mëngjes për shembull vijnë me shtrëngim të kraharorit në urgjencë. Azmatikët psh kur bashkëngjitet një virozë paraqiten me kriza. Pacientët me saturimeve të ulëta duhet të thërrasin në urgjence 127 dhe të jetë gjatë gjithë kohës në kontakt me mjekun e familjes.- vijoi ai.

Pranvera është gjithashtu dhe stina e alergjisë, sidomos ndaj polenit. Mjeku këshillon ndjekjen e vazhdueshme me alergologun dhe marrjen e mjekimit,  imunoterapinë ndaj alergjive.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?