Virusi Corona “prek” edhe institucionet e kulturës, Biblioteka mbyllet për lexuesit, Muzeu ende hapur për vizitorët

10 Mars 2020, 17:10| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:34

  • Share

Virusi corona ka dhënë efektet e para negative edhe në institucionet e kulturës në vendin tonë.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka pezulluar shfaqjet e programuara, operan “La boheme” në Pallatin e Kongreseve edhe baletin “Carmina Burana” në Arturbina.  

Ndërsa, Teatri Kombëtar shfaqja “Don Zhuani” me regji të Artan Imamit dhe në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqjet “Kopshti me dallëndyshe” dhe “Mis Julie” janë pezulluar.

Në të tre këto institucione biletat e shitura do të rimbursohen, ose do të jenë të vlefshme kur të normalizohet situata.

Biblioteka Kombëtare edhe pse nisi punën normalisht, në mesditë u vendos, që të pezullohet frekuentimi i sallave të leximit.

Administrata e Galerisë Kombëtare të Arteve vazhdon punën normalisht, ndërsa në Muzeun Historik Kombëtar janë anuluar aktivitetet e programuara, por administrata edhe vizitorët me 3-4 persona në grup, që respektojnë higjienën edhe distancën e lejuar një metër do të lejohen, deri në një urdhër të dytë.

Aktivitetet në këto institucione do të jenë të pezulluara për dy javë.  Ndryshimi i situatës në vijim, konfirmuar kjo edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mund të çojë në marrjen e masave të tjera.  


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ Ndeshjet pa tifozë, anulohen të gjitha seancat gjyqësore! Dezinfektohen ambientet publike (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?