Gazetari investigativ dhe autori i emisionit Indoks, Visar Duriqit me anë të një postimi ka falënderuar të miqtë e kolegët për interesimin ndaj tij, ku ka theksuar se gjendja e tij është e qëndrueshme. Në mesazhin e tij Duriqi ka theksuar se se ata që e sulmuan duhet ta dinë që një hundë dhe disa dhembë të thyer nuk e frikësojnë.
"Unë jam ne gjendje stabile me shëndet. Sa i përket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer atë mbrëmë pas mesnatës, ajo është çështje qe i takon Policisë dhe Prokurorisë. Ata, deri tash po bëjnë çdo gjë qe është e mundur me aq sa lejon ligji. Ata që e kanë porositur këtë sulm, e që për momentin ende nuk i di se kush janë, duhet ta dinë që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk është që na frikësojnë. Pas stabilizimit me gjendjen shëndetësore kthemi aty ku e kemi lënë," ka shkruar Duriqi.
Sulmi fizik ndaj Visar Duriqit, është bërë nga tre persona ende të panjohur, të cilët e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij
Lajmi kryesor: