Vitamina D, nuticionistja Hyrida Basha: Merreni në mënyrë natyrale! Ja kategoritë që kanë më shumë nevojë

7 Maj 2020, 10:44| Përditesimi: 7 Maj 2020, 10:50

  • Share

Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Hyrida Basha ka sqaruar kategorinë e njerëzve që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.  Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme  për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.

 “Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët. Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë. Kategioritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.”

Sipas Bashës, është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agimi: 25/09/2020 21:41

    A e shikoni fukarrallek gjithe andej dhe keta kerkojne mandatin e trete. Hajde demokraci hajde demohajdutllik tmerr. Ti vij turp. Do vij koha qe nuk di kete asnje qe te investoje me ne Shqiperi perveç krimineleve dhe hajduteve politikan. Pastaj do ti hane kokat njeri tjetri

    Përgjigju
  • teuta: 19/07/2020 13:39

    sdo te kishte kuptim votimi me kta njerz te njejt tashme 30 vjet . shqiprija vendi me i varfun ne ballkan e ne europ dhe prap skan turp te dalin te kerkojn vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?