Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme. Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci.
Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.
Studimet shkencore mbi rolin e vitaminës E
Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është ngushtimi i enëve të gjakut, tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, dëmtimi i qelizave, vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut.
Burimet ushqimore të vitaminës E
-Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E
-Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E
-Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.
-Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.
-Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.
-Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E
-Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.
-Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.
Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë.
Komente
