Kronikë

Festuan Vitin e Ri/ Mbi 125 persona në urgjencën e Lezhës e Vlorë, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Ndërrimi i viteve është shoqëruar me fluks të kartë pacientesh në Urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës por dhe në Vlorë.

Në Lezhë- Sipas të dhënave përgjatë 24 oreve në spitalin e Lezhës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 150 përsona, por fatmiresisht nuk ka patur të dëmtuar nga fishekzjarret apo aksidente rrugore dhe deri tani rastet janë përballuar me sukses.

Mjekia e urgjencës Elsuida Prendi thotë se pacientët janë paraqitur me probleme kryesisht nga konsumi i tepërt i alkoolit dhe abuzimi me ushqimet gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës do të jetë në gadishmëri të plotë me shtim përsoneli deri në fund të kësaj jave, për të përballuar fluksin dhe përgjigjur në kohë nevojave të qytetareve që do të kërkojnë ndihmë mjekësore.Ndërkohë edhe një patrullë e policisë është vendosur pranë ambjenteve të spitalit, për të shmangur konfliktet që mund të krijohen nga ky fluks i shtuar në urgjencë gjatë periudhes festive.

Vlorë-Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit. Kryesisht me probleme për shkak të konsumimit të alkoolit por mes tyre edhe persona të dëmtuar nga fishekzjarret.

Mjeku Llambi Subashi thekson se janë pesë të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret ndërsa pjesa tjetër kanë konsumuar pije alkoolike. 

Kryesisht bëhet fjalë për të rinj, por fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda ndërsa gjithçka është menaxhuar pa probleme.

“20 veta janë paraqitur në spital si pasojë e konsumimit të alkoolit qoftë birra apo shampanja. Rreth 5 veta janë dëmtuar si pasojë e fishekzjerreve, por deri më tani nuk ka pasur raste të  rënda”, tha doktor Llambi Subashi.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?