Shahini: Nga 9 shtatori inspektimet të rastësishme në 240 shkolla të vendit (VIDEO)

5 Shtator 2019, 13:19| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 17:25

  • Share

TIRANË- Inspektime të rastësishme do të kryhen në shkolla të ndryshme të vendit. Paralajmërimi erdhi nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ministrja nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale u shpreh se që nga data 9 shtator do të nisin inspektimet për përgatitjet e vitit të ri shkollor. 

"Këto inspektime të cilat do të prekin rreth 240 shkolla të vendit, do të fillojnë më datë 9 shtator në mënyrë të sigurohet që të gjithë mësuesit dhe infrastruktura në shkolla janë aty ku duhet për të nisur me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor", tha Shahini. 

Viti i ri shkollor do të nisë me 16 shtator, ku ndërkohë ka nisur dhe shpërndarja e librave falas për nxënësit nga kasa e parë deri në klasë të pestë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?