Trafik i rënduar paraqitet ditën e sotme në Vlorë. Lëvizjet me makina janë shtuar për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve për të festuar Vitin e Ri, ndërsa të tjerë qytetarë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit. Report Tv sjell pamje nga trafiku, ndërsa është pothuajse e pamundur të qarkullosh me makinë në çdo segment rrugor të Vlorës. Kritike nga trafiku situata paraqitet në rrugën Transballkanike, Bulevardin e Vlorës si dhe në Lungomare.
Lajmi kryesor:
Viti i Ri, në Lezhë e Vlorë trafik i rënduar, qytetarët: Të gjendet një zgjidhje, shqetësim i madh (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al