Agjencitë turistike flasin për një ndryshim të trendit tek shqiptarët të cilët duan të zgjedhin të kalojnë Vitin e Ri jashtë Shqipërisë.
Destinaciohet më të përzgjedhura janë vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia apo Kosova.
Jetmira Hoxha operatore turistike në një intervistë me skype me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tregon trendin e fundit.
“Këtë vit janë zgjedhur më shumë udhëtimet me avion dhe më të pakta kërkesat për udhëtime me autobus. Vendet e rajonit dhe të Europës kanë qenë të preferuara për shkak të çmimeve dhe lehtësirave që i kanë ofruar ato”
Operatorja turistike pranon se ka pasur rritje të çmimeve të paketave megjithatë nuk ka ndikuar. Ata që vjet kanë zgjedhur të pushojnë jashtë Shqipërisë e kanë bërë dhe këtë vit
“Ka pasur një rritje të çmimeve por nuk ka stopuar në rezervime” tregon ajo.
Që në mbarim të festave të nëntorit është vënë re një rritje e kërkesave për të rezervuar por ka dhe nga ata që e kanë lënë në minutat e fundit.
Destinacionet europiane më të preferuara për natën e vitit të ri?
Bukureshti, Amsterdami, Parisi. Kanë pasur një rritje të rezervimeve.
Në Shqipëri?
Korça, Shkodra, Berati janë në listën e destinacioneve më të preferuara.
Maldive e Dubai?
“Ka pasur që kanë qëndruar besnik të maldiveve dhe Dubait për shkak të motit të nxehtë që është atje por risi është dhe Finlanda që është kthyer në një destinacion të preferuar edhe pse i largët” tregon Jetmira Hoxha, ekspertja e turizmit për Report Tv