Donald Trump-Princi Wlliam

Bota

Vizita në familjen mbretërore në Britani, Trump zhvillon takim privat me princin William dhe princeshën Kate

17 Shtator, 19:02| Përditesimi: 17 Shtator, 19:06

  • Share

1758128636_Capture.JPG

Gjatë vizitë së tij në Britani, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zhvilluar edhe një takim privat me princin William dhe princeshën Kate në kështjellën Windsor.

Sipas mediave britanike, takimi ka qenë i ngrohtë dhe miqësor, ndërsa ende nuk ka pasur detaje se për çfarë është diskutuar në bisedë.

Më herët, Trump ka deklaruar se ka qenë një ‘fans’ i princit William, duke folur me entuziazëm për "bisedën e tyre të shkëlqyer", kur u takuan në Francë vitin e kaluar.

Ndërsa Melania dhe Kate do të marrin pjesë në një aktivitet së bashku të enjten, i cili ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen.


Lajmi kryesor:

Trump në Londër për një vizitë dy ditore shtetërore, takohet me Mbretin Charles III


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?