Sport

Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën! I drejtohet Infantino-s: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij (VIDEO)

29 Shtator 2022, 18:24| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 21:36

  • Share

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino vizitoi sot Shqipërinë me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të federatës në institucionin e futbollit botëror, por edhe për shkak të inaugurimit të zyrave të reja të FSHF-së, pjesë e të cilës janë edhe fusha stërvitore.

Gjatë kësaj vizite Infantino u ndal fillimisht në kryeministri, ndërsa më pas bashkë me kryemnistrin Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka, u zhvendosën te ‘Shtëpia e Futbollit’ e ndërtuar te ish-kompleksi Dinamo. Presidenti i FIFA-s pa nga afër zyrat e reja dhe u njoh me historinë e Shqipërisë ndër vita, ndërsa shpesh udhërrëfyes u bë kryeministri Rama.

Në këtë inaugurim nuk munguan as shakatë, me kryeministrin Rama, i cili ngacmoi presidentin Duka në lidhje me investimet në futboll. Teksa tregohej një tabelë me investimet në stadiumet shqiptare vihej re një rritje e konsiderueshme në kohën kur vendin e drejton Partia Socialiste. Menjëherë Rama iu drejtua Infantinos duke thënë: “Shife këtë garfikë. Këto janë investimet në futboll të partisë (PD) që voton Duka, ndërsa këto janë në periudhën time.”

Më pas fjalën e mori presidenti i FSHF-së Armando Duka: “Fatkeqësisht apo fatmirësisht bie shi, pasi do ishin më shumë të pranishëm këtu. Me Ramën vendosën tullën e parë të këtij projekti për zyrat e reja. Më në fund jemi në shtëpinë tonë të madhe dhe të përbashkët. Këtu do punojnë mbi 16 mijë futbollistë vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria. Kjo na jep më shumë përgjegjësi, për ti edukuar më mirë. Para disa vitesh ishte utopike të mendoje për zyra të tilla, madje disa të tjerë e mendonin luks. Nuk është thjeshtë një godinë, një fuishë, por është një mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli në përgjithësi. Në të kaluarën nuk kemi patur shumë mundësi ti mbështesim shumë futbollistët. Rama na vendosi në dispozicion këtë terren në qendër të Tiranës, e fanederoj shumë. Këtë objekt ndoshta kryeministri e ka zili edhe për qeverinë e tij.

Projektet e mëdha kërkojnë durim dhe kohë. Vetë Rama në 2018 më telefonoi dhe më tha e kam caktuar vendin ku do ndërtojmë kompleksin e futbollit shqiptar. Bashkpunimi me qeverinë nuk do përfundojë këtu. Më kujtohet kur nuk kishim stadium për të luajtur me kombëtaren dhe më pas u ndërtuan dy stadium. Më vonë erdhi perla ‘Air Albania’ ku u zhvillua edhe finalja e Conference League. Ky kompleks ka një vlerë të tanishme, pasi vijon të ndërtohet, mbi 10 milionë euro.”

Më pas fjalën e mori presidenti i FIFA-s Gianni Infantino: “Po flas italisht se më kuptoni të gjithë. Është si gjuha e shtëpisë. Përndryshe do flas shqip pasi është gjuha zyrtare në Zvicër (qesh). Kjo është një ditë gëzimi, një ditë kremtimi, pasi inauguroi këtë Shtëpi Futbolli. Pas kaq shumë vitesh kishte ardhur koha që futbolli ta fitonte këtë sfidë dhe të ndërtonte këtë Shtëpi, për të gjithë të rinjtë që e duan këtë vend që është Shqipëria. Në 20 vitet e fundit, në një përshpejtim të madh, ka patur ndryshime në futbollin shqiptar. Kam ardhur këtu në 2002 dhe pashë stadiumin e nisa të mendoj se çfarë mund të bëhej. Pas 20 vitesh mund të them se kanë kaluar 2 mijë vite. Kjo infraskturë është një model për Ballkanin. Shqipëria po shkon drejt modernizimit dhe një shembull është stadium. Jam krenar që gjendem këtu sot, pasi prania ime nënkupton se Tirana, Shqipëria, është në sytë e botës. Futbolli e dimë që është gjëja më e rëndësishme në botë dhe sot ky vend, Shqipëria, është në sytë e botës. Mbetet ende për t’u bërë shumë, për fushat e futbollit në rrethe, por ne do investojmë në vitet e ardhshme. Do shumëfishohen në 7 herë financimet e projekteve në bashkupin me qeverinë. Federata dhe qeveria janë të lidhur edhe me temën e basteve sportive. E mbyllën këtë plagë që e shkatërron futbollin dhe tani po ecin në një drejtim tjetër, pasi kjo mund të rregullohet. Fitimet ose të ardhurat tani mund të investohen në futboll. Për mua është krenari të kthehem pas 20 vitesh dhe të shoh këtë ndryshim. Deri më tani është hera e katërt që kam ardhur. Jam dhe ndihem shqiptar.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • endri: 30/09/2022 08:59

    nje gje nuk marr vesh, pse Km i REpublikes se Shqiperise , ne Tirane , kryeqytetin tone flet italisht ??

    Përgjigju
  • kavajsi: 30/09/2022 08:25

    Si eshte e mundur qe edhe per sportet pritjet i ben K/M ?!

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/09/2022 20:39

    Shiqoni se si ështé bashkuar kupols e krimit shtetrorë dhe sportiv, sa të qelbur që janë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?