Foto: Elisa Spiropali dhe Ali Ahmeti
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup, u takua me Kryetar i BDI, Ali Ahmeti ish-kryetarin e Kuvendit të RMV dhe ish-kryeministër, Talat Xhaferi dhe Kryetarin e LSDM, Venko Felipče.
Ajo diskutoi mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend e në rajon dhe nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV. Kryetarja e Kuvendit u shpreh kështu:
“Gjithmonë i veçantë takimi me Kryetarin e BDI, bacën Ali Ahmeti, dhe z. Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Krenarë mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi euro-atlantik në vend, ku theksuam nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV si dhe respektimin e arritjeve shumëplanëshe të tyre në funksion të një shoqërie multietnike e demokratike”, tha Spiropali.
Me kryetarin e LSDM-së, Venko Felipče, Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera me RMV, partneritetin si anëtarë të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE, integrimit rajonal dhe përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në RMV.
Më tej Spiropali shprehu vlerësimin për qeverisë e drejtuara nga LSDM-së për avancimin e RMV drejt integrimit në BE, progresin politik dhe ekonomik të RMV dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri funksionale demokratike multietnike.
Lajmi kryesor:
Kushtetuesja e Maqedonisë po shqyrton shfuqizimin e gjuhës shqipe, Spiropali pas takimit me Gashin: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit, cenohet identiteti ynë!
Xh.K//ReportTv.al