Bill Clinton, Edi Rama e fëmijët nga Kosova që mbanin emrin Clinton e Hillary

Vizita në Tiranë, Bill Clinton: S'do ta harroj kurrë, nderi im që punova për të forcuar lidhjet SHBA-Shqipëri

4 Korrik 2023, 22:36| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 07:07

  • Share

TIRANË- Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, pas vizitës dyditore në Tiranë, thotë se nuk do ta harrojë kurrë, ndërsa një mirënjohje të thellë ka për popullin shqiptar e për kryeministrin Edi Rama. Kjo ishte vizita e parë e Clinton në Tiranë e mesa duket do t’i mbetet gjithmonë në memorien e tij.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ku ka ndarë edhe disa foto nga ceremonia në Tiranë, Clinton shkruan se ka qenë nderi i tij më i madh që ka punuar për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si edhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit @ediramaal dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.

Clinton mbërriti në Tiranë ditën e djeshme, 3 korrik 2023. Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me "Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike" për kontributin e tij për paqen në rajon. Ai u largua sot (4 korrik 2023) nga vendi ynë duke thënë se kjo vizitë ishte e jashtëzakonshme.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?