Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan

Politikë

Vizita për herë të parë e presidentit të Emirateve Arabe, Sheik Bin Zayed, Rama ndan albumin: Historike dhe miqësi vëllazërore!

24 Shkurt, 08:13| Përditesimi: 24 Shkurt, 08:28

  • Share

Tiranë- Vizita për herë të parë në Shqipëri e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, u shoqërua dje edhe me firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme.

Ditën e sotme, (24 shkurt), kryeministri Edi Rama ndau edhe një album fotosh në rrjetin social Facebook nga takimi, teksa e cilësoi një “miqësi vëllazërore” dhe qëllimin e vizitës për vendosjen e piketave të reja të bashkëpunimit.

“MIRËMËNGJES! 

dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan u prit dje në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, ku u nënshkruan dhe dy marrëveshje në fushën e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe tjetra kishte të bënte me Projektin e Qytetit Inteligjent e nënshkruar me Presight Al Ltd.

Shqipëria ishte pjesë edhe e marrëveshjes trpalëshe që u nënshkrua me Italinë dhe EBA-t për Linjën e Interkonjeksionit, kabujt nënujore për energjinë elektrike.

    A.Q/I.M/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?