Është padyshim një nga vizitat që në kujtesën e shqiptarëve, të cilitdo besim fetar, do të mbetet si një prej bekimeve më të mëdha. Ishte 21 shtatori i vitit 2014, 17 muaj pas zgjedhjes si Ati i Shenjtë i katolikëve, kur Papa shkeli tokën shqiptare, të cilën e zgjodhi për vizitën e tij të parë mes gjithë vendeve të Evropës.
Pas pritjes së parë nga vetë Kryeministri Rama, atëherë prej një viti në detyrë, në rrugën nga Rinasi drejt Tiranës mijëra qytetarë kishin dalë për të përshëndetur Papa Franceskun, si shenjë e parë e madhështisë së vizitës së tij.
Në sheshin që mban emrin e shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, e gjithë Shqipëria u ndal për predikimin e tij të shenjtë. Entuziazmi i pashembullt bëri që kreu i Kishës Katolike ta bënte dy herë rrotullimin rreth sheshit, teksa bekonte të pranishmit, sidomos fëmijët, me një dashuri të pashoqe.
“Shqipëria është tokë e heronjve dhe martirëve, që sakrifikuan jetën për pavarësinë, është vendi i bashkëjetesa fetare që mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një model universal”. Me këtë mesazh ai vlerësoi dhe bekoi vendin e shqiponjave.
Papa bekon një fëmijë në Tiranë
Një element e mahniti atë vizitë të 21 shtatorit 2014, Papa Franceskun, energjia e një kombi me rini të mrekullueshme siç e quajti ai, të cilit mesazhin ia rezervoi të veçantë.
“Për një vend, që ka shqiponjën në flamur, asgjë s’mund të jetë zi. Ajo t’ju kujtojë shpresën. Ajo kurrë nuk e harron folenë, por fluturon lart. Fluturoni lart! Ngjituni lart edhe ju” Thonë se Shqipëria është vendi më i ri në Evropë, prandaj po ju drejtohem juve. Ju jeni brezi i ri, brezi i ri i Shqipërisë, e ardhmja e atdheut. Mësoni t’i thoni ‘jo’ idhujtarisë së parasë, ‘jo’ lirisë së rreme individualiste, ‘jo’ varësive dhe dhunës; përkundrazi, t’i thoni ‘po’ kulturës së takimit dhe të solidaritetit. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë”, thoshtë ai 11 vite më parë.
Të rinjtë në pritje të Papës
Për t’i treguar botës së ndodhej në tokën e bashkëjetesës fetare, një takim të veçantë e kishte me krerët e komuniteteve fetare në vend. Efekte
“Jeni të gjithë këtu bashkë, është një shenjë dialogu për të ndërtuar vëllazërinë. Faleminderit për gjithçka ju bëni. Harmonia fetare në Shqipëri është një dhuratë për të gjithë”
Krerët e komunitetet fetare në vizitën e Papa Françeskut
Vuajtjet e shqiptarëve dhe persekutimin e feve gjatë komunizmit, i përjetoi në rrëfimin e 2 heronjve të mbijetuar të komunizmit, dom Ernest Simoni (Troshani), dhe motër Maria Kaleta, e cila sot nuk jeton më.
Nuk munguan as lotët e Atit të Shenjtë, i prekur nga sakrifica për të ruajtur besimin e Dom Ernest Troshanit, të cilin 3 vite më vonë e emëroi kardinalin e parë shqiptar në historinë e katolicizmit.
“Unë nuk e dija që populli kishte vuajtur kaq shumë. Sot në rrugën nga aeroporti drejt Bulevardit, teksa shihja fotot e të gjithë martirëve, u bë e qartë vuajtja e këtij populli dhe durimi që ka pasur. Një popull martirësh”.
Papa Francesku loton teksa përqafon Ernest Troshanin
Më herët Papa Franceskut, në atë kohë 76-vjeçar, iu dhurua çelësi i kryeqytetit dhe u shpall “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranë Basha, ndërsa më herët ai u prit dhe pati një konferencë për shtyp edhe kreun e atëhershëm të shtetit shqiptar, Bujar Nishani.
Ndalesën e fundit e kishte te Qendra Betania, ku strehohen fëmijët jetimë dhe të braktisur, duke lënë kujtime të pashlyera. Sërish nën hijen e portreteve të 40 martirëve shqiptarë të fesë katolike, Papa Francesku u largua nga toka e shqiptarëve, vizitë të cilën nuk e harroi kurrë dhe e kujtoi me la mbresa të jashtëzakonshme.
Komente

Kan ardhe dhe ka shku papa dhe shqipnija per di e ma zi. Lavdi PPSH
Përgjigju