Prokuroria e Tiranës zbardhi pak ditë më parë (23 maj) skemën e mashtrimit me mikro-kreditë ku administratorë dhe përmbarues përmes shtrëngimit dhe mashtrimit dëmtuan interesat e mijëra qytetarëve debitorë në vend.
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo tregoi si funksiononte skema kriminale.
‘Kreditë e marra nga agjencitë pa lidhje me bankat. Merrte 500 mijë lekë të vjetra dhe në momentin kur i kalonte një javë nga kthimi kjo 10 fishohej. Kur ky shkonte dhe shikonte se i kishin marrë shtëpie. Agjencia që jepte mikrokredinë, agjencia që vilte kredinë e pakthyer, shoqëritë përmbarimore me vrap në hipotekë. Funksiononte në mënyrë perfekt zinxhiri dhe qytetari shkonte gjente të bllokuar çdo pasuri që kishte. Dalin në skenë agjencitë që blejnë kreditë e këqija në banka. Bankat nuk kanë mekanizma banditeske për t’i vjelur këto kredi. U zgjodh një rrugë e shkurtër me agjenci, në një moment kur bankat kishin shumë kredi të pakthyera. Banka ua shiste një prej këtyre agjencive. E merr ky privati për shkak të këtij mekanizmi ose shpejtonte bllokimin e pronave përmes agjencive private të përmbarimit ose me mikrokreditë e joshnin që të merrte kredi. Sapo merrte kredinë te agjencitë e mikrokredive futej në këtë rrjetë merimangë dhe nuk dilte më. Ishin banda me gjithë kuptimin e fjalës. I kishin bllokuar një qytetari 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra.’- tha Kikia.
Lajmi kryesor:
Rezoluta anti-korrupsion, Bozdo: Makijazh, qeveria grabitëse! Hazizaj: Komisioni i Posaçëm zgjat më shumë se ekzistenca Kuvendit! Shabani: Duan të pezullojnë punën e SPAK
M.Q.//ReportTv.al