Vjedhja në marketin në Voskop të Korçës, pronari: Ishin 4 persona të armatosur me maskë në fytyrë

8 Nëntor 2022, 09:02| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 09:20

  • Share

 

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me vjedhjen në një market në fshatin Voskop të Korçës. Pronari Bledar Leska foli në një prononcim për media ku tha se ishin 4 persona të maskuar dhe me armë.

Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, 4 hajdutët kanë marrë sasi parash, pije alkoolike dhe cigare. Autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

‘Me kapuça me doreza,  vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë patur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga Halloweeni. Goxha në turp kanë qenë.’- tha pronari.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Vidhet një dyqan në Voskop, autorët morën një sasi parash, pije alkoolike dhe cigare! Pronari: Ishin të armatosur dhe të maskuar (VIDEO)


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?