Zyrat e këshillit të qarkut Vlorë kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, ku një person, i maskuar dhe me arë, ka hyrë në zyrat e pronave dhe ka marrë disa dokumente. Identiteti i autorit nuk dihet ende, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ku dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja dhe ka marrë një dosje për pronat në Dhërmi, në zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar rojën e zyrave.
Për mediat, Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, u shpreh se janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar.
"Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore", tha ai.
Dollapet e shkaterruara
Duket qe hajduti e dinte cfare kerkonte dhe vendin ekzakt te dosjes,sepse nuk iu desh shume kohe.Keta do bejne inventar,kurse ai vajti direkt te dosja qe donte?! Dy gjera dua te di:1-Te dhenat e dosjeve i keni hedhur ne kompjuter?2-Do te mbaje pergjegjesi zyra per dok.e humbura nen catine e saj,sepse nuk mund t'i thuash pas kesaj:s'te jap te drejte se nuk i ke te plota dokumentet,ose jo origjinale,ose shko e bej te reja.Zyrtaret nuk kane fytyre t'ua kerkojne atyre qe iu be demi,por te gjejne nje rruge te mesme,pa u shkaktuar burokraci te tjera e dhembje koke te demtuarve.
PërgjigjuKy xhepisti karabashit s,duhet te punoj ne shtet.Ka vjedhur shume xhepa qytetaresh
PërgjigjuI kan varur ujkut melcit.Kete hajdutin keni cuar aty ju.e keni te kapur me cark miun.ky esht
PërgjigjuShteti eshte gjunjezuar perballe kadastres se vlores sepse te gjithe kane gelltitur nga nje luge corbe te prishur sepse ky qendrim qe mbahet ndaj korrupsjonit qe egziston aty nuk mund te spjegohet ndryshe
PërgjigjuIkane vjedhur vet punonjesit e kadastres per te mbuluar aferat korruptiveqe qe kane ber vet .OEdi vur dore ne kadastren e vlores nese nuk je vet apo deputetet te perzier ne kete mesele
Përgjigju