Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. DiCaprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, aktori i njohur shkruan se tashmë Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë dhe do jetë një pasuri që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan aktori Leonardo di Caprio.
Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur Leonardo DiCaprio postoi në lidhje me të në Instagram në vitin 2019, duke thënë: "Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?"
Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.
Vjosa, me një gjatësi 272 kilometra, shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës.
Lumi Vjosa rrjedh 168 milje (270 km) nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut. I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, ai është i pasur me specie ujore dhe numëron kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohet të mbeten në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme me pamje nga lumi Vjosa. Rama shkruan se iu uron ditë të mbarë të gjithëve me Parkun më të ri Kombëtar.
“MIRËMËNGJES dhe me Parkun Kombëtar të Vjosës ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Rama ishte në Tepelenë ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e Vjosës si Park Kombëtar.
/NIKA/,sikur te mbledhesh te gjitha vajzat me te cilat ka shkuar Leo,nuk arrijne t'ja kalojne ne numer HEC-eve qe dha leje Berisha juaj te ndertohen mbi Valbone e disa lumenj te tjere e t'i shkaterrojne ato dhe zonat perreth,keshtu qe SHUT UP!!!
PërgjigjuFilmin e rradhës le të vijë e ta xhirojnë në Luginën e Vjosa's! Kështu që t'i bëjë reklamë e të ndihmojë Turizmin vendas!
PërgjigjuKa kap no i 20 vjecare tjeter ky molja qe fut hundet tek punet tona e i ben reklame kti Sorrosianit qe kemi ne krye? Se me femna mbi 25 vjec sja ma bytha
PërgjigjuPo do te rjedhe si droga ne venat e tua more pis bure .Shikoni pislleqet tuaja .Me nderhyrjet tuaja donit ta shkateronit .Ju jeni personi me pa vlere qe ekziston .
PërgjigjuEshte nder ambientalistet me popullore or teeeejjjjj
Une se di cfare vlerash ka ky, po nese nje lume mund te shpetohet nga makuteria e disave qe germojne shtratet e lumenjve per zhavorr dhe ngrene hidrocentrale qe nuk vihen ne pune kurre, atehere ky eshte nje lajm i mire.