Sociale

Vjosa ‘përpin’ tokat në Novoselë, Bordi i Kullimit zbret në terren pas lajmit në Report TV, Hasanaj: Projekt për pritat mbrojtëse

14 Shkurt, 17:58| Përditesimi: 14 Shkurt, 18:22

  • Share

VLORE- Gërryerja e tokave bujqësore për shkak të erozionit të shkaktuar nga Vjosa është një problematikë shqetësuese për banorët  e Novoselës, pasi deri tani ka përpirë 60 hektarë. Pas  lajmit ne Report TV, Bordi i Kullimit në Vlorë ka zbritur në terren. Drejtuesi Valter Hasanaj pranon se është i nevojshëm një projekt i ri për mbrojtjen e tokave nga erozioni i shkaktuar nga lumi. Ky projekt pritet t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për miratim dhe zbatim.

“Do të bëhet një projekt i cili do të realizojë mbrojtjen e tokave. Ndërhyrje të vazhdueshme janë bërë nga ministria edhe në zona të tjera”, tha ai.

Nga ana e tij, kryeplaku i fshatit Mifol, Kastriot Çobo, ka theksuar se gryerja e tokave nga lumi ka vijuar prej disa vitesh dhe se ndërhyrja është e domosdoshme për të shmangur përmbytjet dhe dëmet e mëtejshme. Më herët ai është ndeshur në burokraci.

“Unë i jam drejtuar para disa muajsh me një shkresë ministrisë dhe bashkisë. Për këtë problem nga ministria më thanë bëj një projekt për koston, por unë s’di të bëj projekte se jam kryeplak jo ekspert”, tha ai.

Banorët dhe autoritetet lokale presin që Ministria e Bujqësisë të miratojë sa më shpejt projektin për pritat lumore, pasi pronat e tyre janë të rrezikuara nga Vjosa.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?