Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Politikë

VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ

22 Janar, 18:39| Përditesimi: 22 Janar, 19:16

  • Share

TIRANË- Në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria ka alokuar një fond shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme, 22 janar, që KQZ t’i japë shtesë 2.5 mld euro.

Ky fond, sipas vendimit të qeverisë, do të shkojë për shpenzimet e KQZ për organizmin e zgjedhjeve. 2.5 mld eurot do përballohen nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Në vendim thuhet se 2.4 miliardë do të përdoren për "shpenzime korente" dhe 40 milionë “Shpenzime kapitale”.

Qeveria pritet të akordojë edhe një tjetër fond për votën e diasporës, për të cilën shteti do të paguajë koston totale, edhe të dërgimit, por edhe marrjes së zarfit me fletën e votimit. Për të bërë të mundur këtë, PD e PS janë dakordësuar dhe tashmë pritet vetëm votimi në Kuvend i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025,  MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE,  PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VKM për alokimin e 2.5 mld eurove për KQZ

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?