Aeroporti Vlorës

Politikë

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

16 Korrik, 19:14| Përditesimi: 16 Korrik, 19:25

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar të pasagjerëve përmes këtij aeroporti të ri.

Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve, ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
1. Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info: 16/07/2025 19:34

    Kur nisin fluturimet ju lutem na beni nje edicion me vidoe ne korrik ne terren ! Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?